Botë

Anglia të enjten fillon me programin e testimit dhe gjurmimit për COVID-19

 

Një shërbim i testimit dhe gjurmimit për COVID-19 do të fillojë në Angli të enjten, duke lejuar zbutjen e masave për shumicën e popullatës, ka thënë kryeministri i Britanisë, Boris Johnson.

“Nga nesër (e enjte) do të ketë një operacion të ri testimi dhe gjurmimi që do të ndryshojë jetët e njerëzve dhe që do të kërkojë nivel të madh mendimi dhe bashkëpunimi, por që ia vlen për gjithë shtetin”, u ka thënë Johnsoni ligjvënësve të mërkurën, raportojnë mediat britanike.