Dy floktarë në një sallon në Missouri kanë ekspozuar 140 klientë ndaj Covid-19 duke punuar për tetë ditë pavarësisht simptomave të koronavirusit, thonë zyrtarët.
Departamenti i Shëndetit Springfield-Greene njoftoi të shtunën se një floktar u konfirmua pozitiv për koronavirus dhe mund të ketë ekspozuar 56 klientë në të njëjtin dyqan Great Clips, ku një tjetër floktar i infektuar potencialisht ekspozoi 84 klientë dhe shtatë bashkëpunëtorë.
Zyrtarët thonë se të dy floktarët kishin simptoma gjatë kohës sa ishin duke punuar, por nuk kishin treguar, shkruan DailyMail.
Çështja alarmante vjen mes shqetësimeve në rritje për përhapjen e koronavirusit në komunitetin në SHBA pasi bizneset do të rihapen pas disa javësh mbylljeje.
-
Votojnë të infektuarit me virus në SHBA
-
Floktoreve në Kaliforni u lejohet puna në ambiente të hapura
-
Mbi 2 milionë të infektuar me koronavirus në SHBA
-
Floktarët në Britani ofrojnë shërbime virtuale gjatë masave të izolimit
-
Iu përmbajtën të gjitha rregullave anti-COVID, por prerja e flokëve tek e bija u kushtoi me vdekje