Floktarët në Britani të Madhe janë duke ofruar termine virtuale për të ndihmuar njerëzit që të rregullojnë flokët në shtëpi, shkruan “BBC”.
Ata po përdorin aplikacionet si FaceTime, Zoom dhe YouTube për t’i ofruar konsumatorëve këshilla.
Derisa sallonet janë rihapur në Francë e në Gjermani, në Britani të Madhe pritet të jenë të mbyllura deri në korrik.
Paul Phillips është pronar i sallonit “Chopp Hair” në Essex, që është mbyllur në mars kur nisën masat kufizuese për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Ai ofron shërbimin e quajtur “Chopp Drops”, ku dërgon produkte të flokëve deri në derë të konsumatorëve dhe më pas demonstron nëpërmjet video-lidhjeve se si të veprohet.
“Shumica e floktarëve thonë se kurrë nuk bën të ngjyrosni flokët në shtëpi, dhe normalisht pajtohem me këtë. Por, shëndeti mental i shumë klientëve është prekur nga situata aktuale, kështu që rregullimi i rrënjëve të thinjura i bën të ndjehen mirë”, ka thënë Phillips.
Ai ka treguar se i shërben rreth 26 klientë në ditë, por shton se është i vëmendshëm që të ofrojë vetëm këshilla që mund të realizohen në shtëpi.
“Nuk dëshiron që dikush të dëmtojë flokët e më pas të presë edhe 7-javë për t’i rregulluar”, ka thënë floktari.
-
Floktoreve në Kaliforni u lejohet puna në ambiente të hapura
-
Dy floktarë në Missouri të Amerikës konfirmohen me koronavirus, rrezikuan 140 klientë
-
“Dita e lirisë” nën hije të shtimit të rasteve me COVID-19
-
Floktari i famshëm ua pret flokët falas të moshuarve në izolim për shkak të COVID-19
-
Johnsoni shpalos planin e zbutjes graduale të izolimit