Roberto Novo ka stiluar flokët e shumë yjeve, që prej këngëtares Britney Spears deri te supermodelja Naomi Campbell. Por, gjatë pandemisë, ai e ka kthyer talentin e tij në kokat më pak të njohura njujorkeze dhe më të moshuarit, dhe këtë e ka bërë pa pagesë.
Novo i ka mirëpritur në apartamentin e tij e disa herë edhe ka shkuar nëpër shtëpitë e njerëzve. Ndërsa dy qentë e tij janë gjithmonë me të. Ai e quan iniciativën e tij “Prerje flokësh falas dhe dashuri qensh”.
Ka filluar verën e kaluar kur ai dhe qentë e tij vizituan një klient që kishte qenë i izoluar për muaj për shkak të pandemisë. Duke parë sa të lumtur e kishte bërë me vizitën e tij, ai pyeti nëse kishte miq në ndërtesë që mund të ishin të interesuar t’ua priste flokët falas, shkruan AP.
“Nuk shkon më mirë se kaq – sill pak gëzim te qytetarët e moshuar në këto kohë të vështira”, ka thënë Novo.
“Gjithmonë u them njerëzve, nëse vdes dhe rilind sërish, do ta bëja të njëjtën gjë”, ka thënë 62-vjeçari duke iu referuar profesionit të tij prej floktari.
-
52-vjeçarja Naomi Campbell lë në hije modelet e reja në pistën e modës
-
Leonardo DiCaprio vazhdon festën për 20-vjetorin e Art Basel Miami
-
I riu amerikan fton fqinjën e vetmuar 89-vjeçare që të jetojë me të
-
Qentë kanë ndryshuar sjelljet gjatë pandemisë
-
Iu përmbajtën të gjitha rregullave anti-COVID, por prerja e flokëve tek e bija u kushtoi me vdekje