Botë

Fauci paralajmëron vuajtje e vdekje të panevojshme nëse SHBA-ja rihap ekonominë para kohe

 

Eksperti kryesor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sëmundje, Anthony Fauci, pritet të paralajmërojë senatorët se një rihapje e parakohshme e ekonomisë, pas izolimit nga koronavirusi, do të çojë në “vuajtje dhe vdekje të panevojshme”.

Raportimi i Faucit, drejtorit të Institutit Kombëtar për Sëmundje, vjen pasi presidenti Donald Trump u bëri presion shteteve të lirojnë masat kufizuese duke thënë se “njerëzit po vdesin edhe nga karantina”.