SHBA-ja ka pësuar nga vrasjet masive në vitin 2019, më shumë se çdo vit tjetër.
Në një raport të Associated Press-it, thuhet se sivjet, në Shtetet e Bashkuara janë regjistruar 41 sulme, nga të cilat kanë vdekur 221 persona, transmeton KTV.
Vrasje masive në SHBA konsiderohen sulmet me katër apo më shumë të vdekur, përjashtuar sulmuesin.
Gjatë vitit 2019, sulmet më vdekjeprurëse ishin ato në Virginia Beach në muajin maj, në të cilin u vranë 12 persona, ndërsa në muajin gusht, në El Paso u vranë 22 persona.
Nga 41 sulmet masive, në 33 prej tyre ishin të përfshira armët e gjata.
Edhe
Sivjet në SHBA, 212 sulme të armatosura
Kalifornia kishte numrin më të madh të vrasjeve masive, duke i prirë listës me tetë sulme.
Databaza ka filluar t’i regjistrojë vrasjet masive që prej vitit 2006, por hulumtimi i Asosciated Press-it, ka treguar se që prej vitit 1970 nuk ka pasur më shumë vrasje masive sesa në vitin 2019. Viti 2006 ishte i dyti për kah numri i vrasjeve masive. Ky vit u mbyll me 38 vrasje masive.
Edhe pse në vitin 2019 kishte më shumë vrasje masive, numri i të vrarëve nuk është më i madh sesa në vitin 2017, kur 224 persona humbën jetën.
Në vitin 2017, sulmi më i madh masiv ishte ai i Las Vegasit, ku 59 persona u vranë nga një person.
Shumë vrasje masive nuk kanë marrë vëmendje në SHBA, për shkak se kishin të bënin me mosmarrëveshje familjare dhe kontrabandë me drogë.
Mirëpo ky raport ka vlerësuar se vrasjet masive në Shtetet e Bashkuara janë shpeshtuar.
Edhe
Një në 15 amerikanë ka qenë dëshmitar i sulmeve të armatosura, sipas studimit të fundit
Shkak i kësaj mund të konsiderohet edhe armëmbajtja në mesin e amerikanëve, ndërsa politika ka bërë pak punë për reformat që do ta ashpërsonin kontrollin e armëve.
Në muajin gusht, pas sulmeve masive në Dayton të Ohios dhe El Paso të Teksasit, presidenti Donald Trump kishte deklaruar se është në bisedime serioze për ashpërsimin e kontrollit të armëve, por më vonë u tërhoq nga ky qëndrim shkaku i Asociacionit Kombëtar të Armëve, që kundërshton ashpër reformat për armëmbajtje.