Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

OBSH-ja shfajësohet, thotë se reagoi me kohë ndaj virusit

Foto: Reuters / ilustrim

Organizata Botërore e Shëndetësisë u është kundërpërgjigjur kritikave, duke thënë se nuk humbi kohë në reagimin ndaj koronavirusit.

Shefi i OBSH-së, Tedros Gebregjesus, ka thënë se deklarimi i virusit si emergjencë ndërkombëtare shëndetësore më 30 janar i dha kohë të mjaftueshme gjithë botës, transmeton KOHA.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në kohën e shpalljes si emergjencë ndërkombëtare në botë ishin vetëm 83 raste jashtë Kinës dhe asnjë vdekje.

Sot janë më shumë se 3 milionë të infektuar dhe 234 mijë vdekje.

OBSH-ja, kritika të shumta ka marrë nga presidenti amerikan, Donald Trump, që ka deklaruar se ajo po shërben si zëdhënëse e Kinës.