Botë

Kim Jong-un shfaqet në publik pas spekulimeve se kishte vdekur

Foto: Reuters

Kim Jong-un është shfaqur në publik për herë të parë brenda 20 ditëve pas spekulimeve se kishte vdekur, raportojnë mediat shtetërore të Koresë së Veriut.

Agjencia e lajmeve KCNA, raportoi se lideri veri-korean preu shiritin për hapjen e një fabrike të plehrave, shkruan BBC. Sipas KCNA-së të pranishmit në këtë ceremoni brohoritën kur ai u shfaq para tyre.

Kjo paraqitje, e parë pas 12 prillit, vjen mes spekulimeve globale për shëndetin e tij. Raportimet e fundit nga mediat shtetërore të Koresë Veriore nuk mund të konfirmohen në mënyrë të pavarur dhe asnjë fotografi nuk është zbuluar, shkruan tutje BBC-ja.

Spekulimet filluan kur lideri Jong-un mungoi në festimin e përvjetorit të lindjes së themeluesit të shtetit Kim II Sung, më 15 prill. Pastaj ato u rritën kur Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo, tha se zyrtarët e Koresë së Veriut “nuk e kanë parë” Jong-unin së fundmi.

Korea e Jugut ka thënë se raportimet që Kim Jong-un është i sëmurë rëndë, janë të pavërteta.