Lideri komunist i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, në muajin dhjetor shënon dhjetëvjetorin që kur u ngrit në pozitën e diktatorit, të cilën e trashëgoi nga babai i tij Kim Jong Il.
Pas vdekjes së tij nga sulmi në zemër, i biri drejtoi funeralin e tij dhe mori drejtimin e shtetit. Lideri që ishte në fundin e të njëzetave shfaqi stil krejt të ri. Përveç premtimeve boshe për të rimëkëmbur shtetin e tij, pas vitit 2014 ndryshoi gjithçka.
Lëvizjet e tij për zhvillimin e bombave bërthamore joshën vëmendjen më të madhe dhe sanksionet ndërkombëtare. Fotografia para një modeli të kokës bërthamore në vitin 2016 ngjalli luftë të fjalëve mes Kim dhe atëherë presidentit amerikan Donald Trump.
Situata nisi të përmirësohej me takimin e diktatorit e kryeministrin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in dhe më pas ndodhi edhe takimi i famshëm mes liderit Jong Un me presidentin Trump. Mirëpo që prej këtyre takimeve, marrëdhëniet e Koresë së Veriut me shtetet e botës janë ngrirë. Ndërkaq, që prej fillimit të pandemisë, shteti edhe ashtu i mbyllur ndaj botës, u mbyll edhe më shumë për mbrojtje nga Covid-19. Ndërkombëtarët janë larguar dhe nuk ka plane për hapje të shtetit.
-
Kim Jong Un po e pozicionon vajzën e tij si pasardhëse
-
Kim Jong Un shfaqet në publik me pasardhësen favorite
-
Kim Jong-un s’përjashton bisedimet me SHBA-në, me një kusht
-
Presidenti kinez po i tregon Trumpit se kush i ka kartat në dorë
-
Presidenti koreano-jugor shpërndan videon ku ushtarët izraelitë hedhin nga kulmi një trup