Një sulm me raketë në qytetin Chortkiv të Ukrainës perëndimore ka shkatërruar pjesërisht një objekt ushtarak dhe ka plagosur 22 persona, tha guvernatori i rajonit Ternopil në një konferencë në internet të dielën.
Volodymyr Trush tha se katër raketa kishin goditur qytetin, 75 kilometra në jug të Ternopilit, shkruan Reuters.
“Të gjitha raketat ishin nga Deti i Zi. Një objekt ushtarak dhe objekte civile u shkatërruan pjesërisht. Nuk ka viktima, por ne kemi të lënduar - 22 persona u shtruan në spital”, tha Trush, duke shtuar se mes të plagosurve ishte një fëmijë 12-vjeçar.
Artikuj të ngjashëm
-
Fëmijë, në mesin e 25 të vrarëve nga sulmi më vdekjeprurës rus në perëndim të Ukrainës
-
Sulm gjatë natës në Zaporizhzhia, një i vrarë dhe 28 të plagosur
-
Të paktën 22 të lënduar si pasojë e sulmeve me dronë në tre qytete ukrainase
-
Tetë persona të plagosur, përfshirë një foshnje, pas sulmit rus në Dnipro të Ukrainës
-
Të paktën 10 të vrarë nga sulmi i Rusisë në qytetin ukrainas Chernihiv