Botë

Mbi 2,1 milionë të infektuar me Covid-19 në botë, 146 mijë viktima dhe 552 mijë të shëruar

Foto: Reuters / ilustrim

Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën ka kaluar në mbi 2,1 milionë, përkatësisht 2,183,964 sipas Worldometers.

Ndërkohë numri i viktimave ka shkuar në 146,873.

Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 34.641 viktima, ndërsa pas saj radhiten Italia me 22,170 viktima, Spanja me 19,315, Franca me 17,920 dhe Britania me 13.729.

Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, janë raportuar edhe 1,290 viktima duke e çuar në 4,632 numrin total të vdekjeve.

Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia COVID-19 është përhapur në gjithë botën. Deri më tani, 552 mijë të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 1,4 milion raste aktive që presin të shërohen.