Botë

OBSH: Javët e ardhshme vendimtare për Evropën

OBSH: Javët e ardhshme vendimtare për Evropën

Evropa ka arritur në gati një milion të prekur nga koronavirusi dhe duhet të marrë veprime tejet të kujdesshme kur vendet konsiderojnë lehtësimin e masave, ka paralajmëruar drejtori regjional i Organizatës Botërore të Shëndetësisë të enjten.

“Numri i rasteve në rajon vazhdon të ngjitet. Në dhjetë ditët e fundit, numri i rasteve të të infektuarve në Evropë gati është dyfishuar, për t’iu afruar njëmilionëshit”, ka thënë drejtori i OBSH-së për Evropë, Hans Kluge, raporton “Reuters”.