Drejtori i një qendre shtetërore që kujdeset për të moshuarit ku pati përhapje të koronavirusit, është ndaluar nga policia serbe të hënën dhe është akuzuar për “krim të rëndë kundër shëndetit publik” dhe për “përhapje të sëmundjes”.
Ministria e Brendshme e Serbisë ka thënë se burri, i cili sipas ligjit është identifikuar vetëm me iniciale, u akuzua pasi 139 persona u infektuan me koronavirus në qendrën që ndodhet në qytetin e Nishit.
As i ndaluar M.S. e as avokatët e tij nuk pranuan të komentojnë për ngjarjen.
Branisllav Tiodoroviq, epidemiolog përgjegjës për rajonin jugor të Serbisë, tha në një konferencë për media se “mungesa e disiplinës” dhe “lejimi i shëtitjeve jashtë dhe pranimi i vizitave” kanë çuar në përhapjen e virusit në qendrën për të moshuar, raporton Reuters.
Shumica e 135 personave që jetonin në atë qendër dhe katër nga stafi kanë shfaqur simptoma të lehta të koronavirusit, i cili deri më tani ka lënë të vdekur 85 persona në Serbi, transmeton KOHA.
Edhe
Në Serbi shënohen edhe 10 të vdekur nga COVID-19
Nga 20,985 persona të testuar në vend, 4,054 kanë rezultuar pozitivë, përfshirë edhe disa dhjetëra mjekë e infermierë.
Për të luftuar përhapjen e koronavirusit, Serbia ka ndërmarrë masa të ashpra, përfshirë edhe emergjencën shtetërore, mbylljen e kufijve dhe orën policore.
-
Ndalohen 40 persona në Kosovë që s'i respektuan masat kundër koronavirusit
-
Mbi 1000 të arrestuar, ekspertët e konsiderojnë cenim të të drejtave të njeriut
-
Në mjediset me popullsi serbe në Kosovë, 49 të infektuar me koronavirus
-
Në Serbi edhe 250 të infektuar, shkon në 3.630 numri i të prekurve me Covid-19