Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

I biri i Vuçiqit rezulton pozitiv me koronavirus

Foto: Instagram / Aleksandar Vuçiq

Danilo Vuçiq, i biri i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është i infektuar me koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti i këtij vendi Vuçiq, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Instagram.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kur gjithçka filloi, Danilo im më tha që dorëzimi nuk është opsion. Fëmija im i parë është i infektuar me koronavirus, ndërkaq paqyrën klinike e ka të tillë që është dashur të pranohet në Klinikën Infektive”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.