Gjermania ka përpiluar një listë të gjatë masash, përfshirë obligimin për bartje të maskave në publik, me qëllim të kufizimit të tubimeve publike dhe hulumtimin e shpejtë të zinxhirit të infektimit.
Sipas autoriteteve gjermane, me këto masa pritet që jeta t’i kthehet normalitetit, pas izolimit që merr fund më 19 prill.
Në propozimin e Ministrisë së Brendshme thuhet se këto masa do të ishin të mjaftueshme për ta mbajtur nën 1 shifrën e të infektuarve të kontaktit, duke e lejuar njëkohësisht kthimin gradual të jetës në normalitet, raporton Reuters, transmeton KOHA.
Në këtë mënyrë, mekanizmi shëndetësor do të mund të përcillte 80 për qind të njerëzve që një person i infektuar ka mundur t’i kontaktonte. Kjo do ta mundësonte edhe hapjen e shkollave në baza rajonale, ndërsa kontrollet e rrepta nëpër kufij do të lehtësoheshin.
-
Gjermania do të heqë një nga masat e fundit anti-COVID
-
Gjermania prezanton qysh tash masat e reja anti-COVID për vjeshtë dhe dimër
-
Gjermania pritet të zgjasë masat kufizuese deri më 14 mars
-
Gjermania i vazhdon masat e distancimit social deri së paku më 4 maj
-
Nga 1 tetori, Gjermania me rregulla të reja anti-COVID