Botë

Ndër udhëzimet e reja kundër COVID-19, amerikanëve do t’u kërkohet të mbulojnë fytyrën

Ndër udhëzimet e reja kundër COVID-19, amerikanëve do t’u kërkohet të mbulojnë fytyrën

Administrata Trump njoftoi se do të miratojë udhëzime të reja duke u kërkuar amerikanëve të mbulojnë fytyrën kur dalin nga shtëpia, në një përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit të ri.

Dje gjatë një konference për shtyp Presidenti amerikan vazhdoi të mbrojë në mënyrë agresive përgjigjen ndaj krizës së shëndetit publik. Edhe kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Bill de Blasio, këshilloi banorët e qytetit të mbulojnë fytyrën kur dalin jashtë me qëllim parandalimin e sëmundjes.