SHBA-ja ka ngritur aktakuzë ndaj presidentit venezuelas, Nicolas Maduro dhe zyrtarëve tjerë venezuelas nën akuzat për “narko-terrorizëm”, përshkallëzim ky i radhës i fushatës për presion të administratës Trump kundër tij.
Departamenti amerikan i Shtetit ka ofruar një shpërblim prej rreth 15 milion dollarësh për informata që shpiejnë në arrestimin e Maduros, në pushtet në Venezuelë që nga 2013, raporton Reuters, transmeton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoProkurori i përgjithshëm amerikan, William Barr i ka shpalosur akuzat kundër Maduros, që tashmë përballet me sanksione amerikane dhe ka qenë cak i fushatës amerikane të presionit.
Barr ka akuzuar Maduron dhe bashkëpunëtorët e tij për konspiracion me një fraksion disident të FARC-ut “për ta vërshuar SHBA-në me kokainë”.