Në Itali, vatrën më të madhe të koronavirusit, janë raportuar 602 të vdekur në 24 orët e fundit, njoftoi të hënën mbrëma Al-Jazeera.
Kjo është dita e dytë rresht që ky vend shënon rënie të numrit të të vdekurve si pasojë e Covid-19, raporton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDje ishte raportuar për 651 të vdekur, kurse të shtunën për 793.
Numri i përgjithshëm i të vdekurve ka shkuar në 6.078, ndërkohë i të infektuarve në 63.928.
Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se duhet të kalojnë edhe disa ditë para se të dihet nëse Italia është në fillim të një tendence pozitive në trajtimin e koronavirusit.