Botë

Shërohet pacienti me koronavirus në Kroaci

Foto: Reuters / ilustrim
 

Kroacia njoftoi të enjten për shërimin e një pacienti nga koronavirusi.

“Një i ri që është diagnostikuar me koronavirus më 26 shkurt, është lëshuar nga Klinika e Sëmundjeve Infektive ‘Dr Fran Mihajleviq’, në Zagreb”, tha në një konferencë për gazetarë ministri kroat i Shëndetësisë, Vili Berosh.