Provinca Hubei në Kinë, epiqendra e shpërthimit të koronavirusit, ka raportuar për më pak se 200 raste të reja të infektimeve, për herë të parë që nga janari.
Hubei ka konfirmuar të dielën 196 raste të reja të të infektuarve me koronavirus, ka thënë Komisioni Kombëtar për Shëndetësi të hënën, duke treguar rënie të ndjeshme nga 570 raste një ditë më herët, dhe duke u shënuar si dita me më së paku të infektuar që nga 24 janari.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRënie të shënimit të rasteve të reja të të infektuarve ka shënuar edhe kryeqyteti i provincës, Wuhani, që raportoi 193 raste të reja të infeksioneve, më e ulëta që nga 26 janari.
Në përgjithësi, në Kinë u shënuan 202 raste të reja, më së ulëti që nga 22 janari.
Numri total i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Kinë deri tash është 80 mijë. Në botë, nga ky virus deri tash kanë vdekur më shumë se 3000 persona.