Botë

Bideni fiton bindshëm në garën e Demokratëve në Karolinën Jugore

Bideni fiton bindshëm në garën e Demokratëve në Karolinën Jugore
 

Demokrati Joe Biden ka marrë një shtytje të madhe në garën për të rivalizuar presidentin amerikan Donald Trump në zgjedhjet e nëntorit.

Ish-zëvendëspresidenti amerikan fitoi në zgjedhjet e Partisë Demokratike në Karolinën Jugore, ku votuesit zgjodhën cilin kandidat Demokrat e duan të udhëheqë kandidaturën e partisë në zgjedhjet për president.