Autoritetet zvicerane kanë konfirmuar rastin e parë të koronavirusit, ka bërë të ditur të marten Zyra Federale zvicerane për Shëndetësi.
Detaje tjera do të bëhen të ditura më vonë, kanë thënë zyrtarët e kësaj zyreje, duke mos u përgjigjur në pyetjet se në cilin qytet ishte konfirmuar rasti i parë, raporton Reuters, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTelevizioni zviceran RTS ka raportuar se autoritetet në Ticino, në kufirin me Italinë, e kanë konfirmuar se rasti ka ndodhur në rajonin e tyre.
Koronavirusi tashmë ka lënë më shumë se 2.600 të vdekur, kryesisht nga Kina, teksa është përhapur në rreth 30 shtete tjera.