Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Zvicër është ngritur në katër, kanë bërë të ditur të marten autoritetet shëndetësore të këtij shteti.
Në kantonin e Gjenevës, në pjesën perëndimore të Zvicrës, rezultatet e një personi kanë dalur pozitive për virusin, ndërkohë që ai në të njëjtën kohë është konfirmuar tek tre persona në kantonin Grisons, në Alpe, raporton Reuters, transmeton Koha.net.
“Të tre pacientët po mbahen të izoluar në spital. Gjendja e tyre është e mirë”, ka bërë të ditur Zyra Federale zvicerane.
Artikuj të ngjashëm
-
Zvicra raporton mbi 5400 raste të reja pozitive me koronavirus, 96 të vdekur
-
107 të vdekur si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në Zvicër
-
Zvicra regjistron 9,409 raste me COVID-19 në 24 orë
-
Zvicra regjistron 3008 raste të reja me koronavirus
-
Zvicra raporton për 8737 raste me koronavirus në 72 orët e fundit