Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

21-vjeçari me kallashnikov lë 20 të vdekur gjatë një sulmi në El Paso

Njëzet persona kanë humbur jetën dhe 26 të tjerë kanë mbetur të plagosur në një sulm masiv në qytetin El Paso të Teksasit.

Masakra ndodhi në një qendër të rrjetit “Walmart” në afërsi të Cielo Vista Mall, disa kilometra nga kufiri SHBA-Meksikë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Autori i ngjarjes është një 21-vjeçar, i cili i armatosur me një kallashnikov AK-47 u fut në qendrën tregtare nga hyrja e një parkimi dhe ndërkohë që qëllonte mbi turmën, mbante edhe dëgjuese në veshë.

Mediat amerikane thonë se 21-vjeçari është Patrick Crusius,i cili u identifikua falë kamerave të sigurisë.

Ai arriti të kapet nga policia dhe momentalisht është në paraburgim.

Vetëm pak ditë më parë një ngjarje e tillë e tmerrshme ndodhi në një festival në Kaliforni.