Njëzet e një qytetarë sauditë, të dyshuar për përfshirje në vrasjen e gazetarit disident Jamal Khashoggi, nuk mund të marrin vizë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, theksoi Departamenti amerikan i Shtetit, pas një njoftimi të sekretarit të tij, Mike Pompeo.
Kjo është masa e parë e ndërmarrë nga SHBA që nga fillimi i skandalit që ka përfshirë Riadin, ndërsa presidenti Donald Trump e quajti një “gjest shumë të keq”, transmeton ATA.
“Në samitin e G7-ës u diskutua edhe mbi këtë çështje. Pranimi nga Arabia Saudite i vrasjes së Jamal Khashoggit është një hap i parë, por shpjegimet deri më tani nga Riadi ende lënë shumë pyetje pa përgjigje”, tha ai.
Në samitin G7 iu kërkua Riadit që të punojë me Turqinë për një hetim “të besueshëm, transparent dhe të shpejtë”, në mënyrë që fajtorët të ndëshkohen nga drejtësia.
-
Trump për vrasjen e Khashoggit: Maskimi më i keq në histori
-
“Amnesty International” thirrje Arabisë Saudite të dorëzojë menjëherë trupin e gazetarit Khashoggi
-
Princi saudit mohoi vrasjen e Khashoggit, Biden: Mendoja se ishte ai
-
Rruga e Ambasadës saudite në SHBA merr emrin e Khashoggit
-
E fejuara e Khashoggit kërkon veprime kundër princit “vrasës” saudit