Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

21 persona kidnapohen në Meksikë, u kapën nga “Vigjilentët”

Një grup prej 100 vetave të armatosur kanë kidnapuar 21 persona në një qytete meksikan teksa kanë djegur dhjetëra shtëpi dhe automjete.

Autoritet meksikane kanë fajësuar grupin “El Machete”, që njoftoi për ekzistencën gjatë javës së kaluar. Grupi i vigjilentëve ka pretuar se do të luftojë kartelet e drogës në Meksikë.

Autoritetet kanë bërë të ditur se grupi ka nisur arrestimin e personave të dyshuar në lidhje me trafikimin e drogës.

21 të kidnapuarit besohet se janë dërguar në San Jose Buena Vista Tersero, qytet me komunitet indigjenë që besohet se është bazë e grupit të vigjilentëve.