Mijëra banorë janë larguar nga qyteti jugor meksikan, Tila, pas një rrethimi treditor nga bandat e armatosura të drogës. Ushtria tani e ka marrë situatën në dorë, por po patrullojnë rrugët bosh.
Të gjithë banorët e Tilas, rreth 4000 njerëz, u larguan nga qyteti.
Gjatë natës së 4 qershorit, dhjetëra njerëz të armatosur rëndë shkuan në Tila me kamionë dhe filluan të qëllonin në shtëpi dhe biznese, duke u vënë flakën ndërtesave, thanë dëshmitarët për Reuters.
Dhuna në Tila zgjati tre ditë, deri më 7 qershor, kur mbërriti ushtria.
Autoritetet shtetërore njoftuan se rreth 5000 ushtarë ishin vendosur në atë qytet dhe se gjashtë të dyshuar ishin arrestuar.
Edhe
Frikë nga një valë e re e dhunës në Meksikë pas vrasjes së “El Menchos”
Disa banorë thanë se shumë nga sulmuesit mbanin maska, dukeshin të mitur dhe plaçkitën dyqane, dogjën vetura dhe u përpoqën të hynin në shtëpi.
Shumë qytete meksikane janë traumatizuar nga dhuna e bandave dhe banorët po kërkojnë azil në SHBA.