Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

21 minatorë vdiqën nga zjarri në një minierë në Kazakistan

Të paktën 21 persona kanë vdekur nga zjarri në një minierë në Kazakistan, në pronësi të gjigantit të çelikut “ArcelorMittal”.

Zjarri erdhi në të njëjtën ditë kur presidenti i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, urdhëroi ndalimin e investimeve në kompani.

23 të tjerë nga 252 personat që punonin në minierën Kostenko po kërkohen, raportoi BBC.

Presidenti Tokayev ka distancuar kabinetin e tij nga kompania.

Ky është incidenti i dytë fatal në dy muajt e fundit në një kantier të operuar nga “ArcelorMittal” në Kazakistan. Në gusht, katër minatorë vdiqën pasi një zjarr shpërtheu në minierën e Karagandës.

Edhe Shkon në 42 numri i të vdekurve nga zjarri në minierë në Kazakistan Botë Shkon në 42 numri i të vdekurve nga zjarri në minierë në Kazakistan

Dhe në nëntor 2022, pesë persona vdiqën dhe katër të tjerë u shtruan në spital pas një rrjedhje gazi metani në një minierë në të njëjtën zonë.

“ArcelorMittal” zotëron 15 miniera qymyri dhe xehe në Kazakistan.