Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shkon në 42 numri i të vdekurve nga zjarri në minierë në Kazakistan

Numri i të vdekurve nga zjarri në minierë në Kazakistan ka shkuar në 42, raporton BBC të dielën.

Zjarri kishte shpërthyer të shtunën në minierën Kostenko dhe fillimisht ishte raportuar për 32 të vdekur.

Por, Ministria e Emergjencës e Kazakistanit ka dhënë shifra të reja, pas nxjerrjes së trupave nga rrënoja.

Është thënë se pos 42 trupave të nxjerrë, po kërkohen edhe katër minatorë që rezultojnë të zhdukur.