21 anëtarë të ushtrisë saudite janë dëbuar nga Shtetet e Bashkuara pasi njëri prej kadetëve kreu një sulm masiv në një bazë ajrore.
Prokurori i Përgjithshëm amerikan, William Barr, ka deklaruar se kadetët posedonin materiale xhihadiste, raporton KTV.
Tre amerikanë u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën më 6 dhjetor në sulmin e kadetëve sauditë. E stërvitjet e ushtarëve sauditë janë suspenduar për një kohë të pacaktuar.
Prokurori i Përgjithshëm në një konferencë për media deklaroi se sulmi në bazën ajrore të Pensacolas ishte akt terrorist. Ai ka kërkuar që të hetohen dy telefonat që i përkisnin sulmuesit. Ai gjithashtu mohoi se kadetët tjerë sauditë filmuan vrasësin teksa po kryente sulmin ndaj marinsëve amerikanë.
-
Deklasifikohet dokumenti ku thuhet se sauditët kishin njohuri paraprake për sulmet në SHBA
-
SHBA-ja ndalon stërvitjet dhe trajnimet për studentët sauditë
-
Mbreti saudit i shpreh ngushëllime Trumpit për sulmin në bazën amerikane
-
Rritet në shtatë numri i ushtarëve amerikanë të vrarë në Lindjen e Mesme
-
Sulmet në Lindjen e Mesme - Vriten tre ushtarë amerikanë