FBI ka publikuar një dokument të sapo deklasifikuar që lidhet me qytetarët sauditë në SHBA dhe dy prej pjesëmarrësve në sulmet e 11 shtatorit. Të afërmit e viktimave kanë kërkuar prej kohësh publikimin e dosjeve, duke argumentuar se zyrtarët sauditë kishin njohuri paraprake për sulmet, por që nuk tentuan t'i ndalonin. Dokumenti nuk jep dëshmi që qeveria saudite ishte e lidhur me komplotin e 11 shtatorit, derisa bëhet e ditur se 15 nga 19 rrëmbyesit e avionëve ishin shtetas sauditë.
Para deklasifikimit, ambasada saudite në Uashington përshëndeti lirimin dhe mohoi edhe një herë çdo lidhje mes tyre dhe rrëmbyesve të avionëve.
Pretendimet e tilla i ka cilësuar si të rreme dhe dashakeqe. Dokumenti u deklasifikua në 20 vjetorin e sulmeve terroriste në SHBA, ku afro 3 mijë persona u vranë dhe mijëra të tjerë u lënduan.
-
Bideni nënshkruan urdhrin për deklasifikimin e dokumenteve të 11 shtatorit
-
Largohen mijëra dokumente Epstein pasi u identifikuan dhjetëra viktima
-
Publikimi i dosjeve të Epsteinit vë në qendër Bill Clintonin, me pak referenca për Trumpin
-
Bëhen publike dokumentet rreth atentatit ndaj ish-presidentit Kennedy
-
Deklasifikohen dokumentet që zbardhin vrasjen e ish-presidentit Kennedy