Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mbreti saudit i shpreh ngushëllime Trumpit për sulmin në bazën amerikane

Mbreti Selman i Arabisë Saudite e ka quajtur barbar sulmin e armatosur në një bazë detare amerikane nga një student saudit, ka thënë presidenti amerikan Donald Trump.

Në rrjetin social Twitter, Trumpi shkroi se mbreti e kishte telefonuar për t’i shprehur ngushëllime. Sulmuesi, një student i aviacionit, vrau tre persona dhe plagosi të paktën tetë të tjerë në bazën ushtarake në Pensacola të Floridës, para se të vritej.

FBI ka filluar hetimet dhe nuk përjashtohet motivi terrorist.