Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dy gjermanë të vdekur nga orteku në Norvegji

Dy shtetas gjermanë kanë gjetur vdekjen në një ortek afër akullnajës në arkipelagun Arktik Svalbard të Norvegjisë, i cili ndodhet më shumë se 800 kilometra në veri nga pjesa tokësore e Norvegjisë.

Guvernatori i Svalbardit u informua se dy persona që ishin pjesë e një turneu të organizuar nga një kompani ruse, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Një helikopter dhe një qen nuhatës u dërguan menjëherë në ishujt e largët, por të dy, të cilët nuk u identifikuan, u konfirmuan të vdekur nga ekipet e shpëtimit, tha guvernatori në një deklaratë.

Akullnaja ndodhet afër Barentsburg, një qytet rus i minierave të qymyrit. Sipas një traktati të vitit 1920, Norvegjia ka sovranitet mbi arkipelagun, por vendet e tjera nënshkruese kanë të drejta të shfrytëzojnë burimet e saj natyrore. Barentsburg, vendbanimi i dytë më i madh në Svalbard, ka 435 banorë, kryesisht rusë dhe ukrainas.