Së paku 3 mijë persona kanë marshuar në qendër të Munihut për të demonstruar kundër Konferencës së Sigurisë që po mbahet në qytetin gjerman.
Liderët dhe diplomatët nga Evropa, Lindja e Mesme dhe Shtetet e Bashkuara, janë në Munih për të marrë pjesë në edicionin e 56 të konferencës së sigurisë, transmeton KTV. Gjatë kësaj konference është diskutuar për dobësimin e perëndimit, ndikimin e koronavirusit dhe tensionet në Lindjen e Mesme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë kësaj konference, presidenti francez Emmanuel Macron mbajti fjalim para delegacioneve, me ç’rast tha se Evropa po bëhet kontinent që nuk beson në të ardhmen e vet. Ndërsa, sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, u ndal te siç i quajti, thashethemet se Perëndimi po humb kohezionin.
E protestuesit kritikuan liderët që sipas tyre, dëshirojnë zgjedhje ushtarake për secilin problem të botës.