Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Macron: Evropa po bëhet kontinent që nuk beson në të ardhmen e vet

Udhëheqësit dhe diplomatët nga Evropa, Lindja e Mesme dhe Shtetet e Bashkuara morën pjesën në ditën kryesore të bisedimeve në Mynih, në Konferencën e 56-të të Sigurisë.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, në fjalimin e tij tha se Evropa po bëhet kontinent që nuk beson në të ardhmen e vet.

Ndërsa sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, u ndal te siç i quajti, thashethemet se Perëndimi po humb kohezionin, raporton KTV.

Kryetarja e Dhomës së përfaqësuesve në SHBA, Nancy Pelosi, presidenti afgan Ashraf Ghani dhe presidenti i Ukrainës Zelensky, ishin midis udhëheqësve që arritën herët për në konferencë.

Edhe konferenca e 56-të po karakterizohet me mospajtime.

Në ditën e parë të bisedimeve, presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, ia bëri një kritikë të ashpër indirekte homologut të tij amerikan, Donald Trump, duke i akuzuar Washingtonin, Pekinin dhe Moskën për nxitje të mosbesimit dhe pasigurisë në botë.

Edhe 3 mijë protestues kundër takimit të liderëve botërorë në konferencën e Munihut Botë 3 mijë protestues kundër takimit të liderëve botërorë në konferencën e Munihut

Krejt kjo, siç tha ai, përmes “garës së fuqive të mëdha” që rrezikon t’i japë hov një gare të re armësh bërthamore.

Të shtunën, u diskutua edhe për koronavirusin që e ka përfshirë Kinën, derisa përfaqësuesi i qeverisë kineze tha se ndikimi në ekonomi do të jetë i përkohshëm. Konferenca e Sigurisë do të zgjasë deri të dielën.