Botë

Macron do që BE-ja të tregohet e prerë me Britaninë

Macron do që BE-ja të tregohet e prerë me Britaninë
 

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ua ka mësyrë përpjekjeve për t’i bindur shtetet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian që ky bllok të tregohet më i prerë karshi Britanisë gjatë negociatave pas-Brexitit, me gjithë shqetësimet e përhapura se bisedimet mund të dështojnë ende pa filluar, shkruan Guardian, raporton Koha.net.

Brukseli po vazhdon të ketë telashe për t’u marrë vesh rreth kërkesave që do të parashtrohen në negociata. E arsye për këtë është insistimi i Qeverisë franceze tek harmonizimi i rregullave, i cili do t’iu kërkohet britanikëve, në shkëmbim të ruajtjes së tregtisë së lirë.