Ish-ambasadorja amerikane në Ukrainë, Marie Yovanovitch, ka thënë se administrata e presidentit Donald Trump ka përqafuar politika të jashtme amorale që funksionojnë përmes kërcënimit, frikës dhe hutisë për ta fituar besimin e shteteve tjera.
Yovanovitch, që ishte figura kyçe në hetimet e procesit për shkarkimin e Trumpit, bëri paraqitjen e parë qëkur presidenti e largoi nga posti kur ai vetë u shpall i pafajshëm për dy akuzat e ngritura ndaj tij, për keqpërdorim të pushtetit dhe pengim të hetimeve të Kongresit, transmeton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIsh-ambasadorja ka deklaruar se diplomacia amerikane duhej ta lejonte ta bënte atë që di më së miri e jo të bjerë në ndikimin e agjencive diplomatike që janë nën ombrellën e politikës. Ajo ka kërkuar me këtë rast që politikat e jashtme të bazohen në fakte.
Ish-ambasadorja amerikane në Ukrainë, këto deklarata i bëri teksa u nderua me çmimin për “cilësi të shkëlqyer diplomatike”, nga Universiteti i Georgetownit.