Botë

Konfirmohet prania e virusit COVID-19 tek një shtetas i Maqedonisë së Veriut

Konfirmohet prania e virusit COVID-19 tek një shtetas i Maqedonisë së Veriut

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut (MPJ) njoftoi se është konfirmuar prania e COVID-19 (koronavirusit) tek një nga shtetasit maqedonas, që gjenden në anijen “Diamond Princess” në Jokohama të Japonisë.

“Në pajtim me informacionet më të reja të marra nga organet kompetente japoneze, informojmë se ka ardhur deri te ndryshimi lidhur me gjendjen e shtetasve maqedonas që gjenden në anijen 'Diamond Princess' në Jokohama, Japoni, transmeton AA. Është konfirmuar prania e COVID-19 tek njëri prej tyre i cili për momentin është shtrirë në spital në Japoni”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.