Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Parlamenti Evropian pritet të votojë për Brexit-in

Parlamenti Evropian në Bruksel pritet të votojë mbi ratifikimin e kushteve të largimit historik të Britanisë së Madhe nga BE-ja.

Akti i rëndësishëm legjislativ parashikohet të jetë i fundit për 73 anëtarët e mbetur britanikë të Parlamentit Evropian, midis 678 ligjvënësve të tjerë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

E njohur si Marrëveshja e Tërheqjes, ajo mbron të drejtat e shtetasve të BE-së dhe britanikëve që banojnë në territorin e njëri-tjetrit, detyrimet financiare të Britanisë dhe një sistem doganor që do të mbajë Irlandën Veriore kryesisht nën rregulla evropiane, raporton AFP.

Gjatë seancës pritet të ketë debate, fjalime lamtumire dhe madje edhe muzikë, raportoi BBC.

Miratimi i parashikuar i marrëveshjes së Brexit-it do të shkurorëzonte përfundimisht Britaninë e Madhe nga blloku, më 31 janar, përcjell rel.

Britania e Madhe do të jetë vendi i parë që pas 47 viteve të anëtarësimit, do të dalë nga blloku politik dhe ekonomik, duke lënë pas 27 shtete anëtare.

Të dyja palët do të duhet të bëjnë një traktat për të përcaktuar të ardhmen e marrëdhënies së tyre.

Sapo Britania e Madhe zyrtarisht të dalë, flamuri i saj kombëtar do të ulet në mëngjesin e 1 shkurtit, jashtë Parlamentit Evropian, përpara se të shfaqet në një muze.

"Brexit është një humbje për të gjithë ne", tha zëvendës-presidenti i Komisionit Evropian, Marosh Sefçoviq pas një takimi të rregullt të ministrave të BE-së, më 28 janar.