15 persona të tjerë kanë vdekur nga virusi në provincën Hubei të Kinës, vendi edhe nga ku filloi përhapja e virusit, thanë autoritetet në një deklaratë.
Tashmë numri i viktimave ka shkuar në 41 ndërsa zyrtarisht të prekur nga ky virus vdekjeprurës janë 1287 persona në Kinë. Kjo vjen në momentin kur Kina bëhet gati për të festuar Vitin e Ri Hënor, e cila është një ndër festat më të rëndësishme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShumë aktivitete janë anuluar, ndërsa në Wuhan ka filluar puna për ndërtimin e një spitali të ri.
Kujtojmë që virusi është përhapur edhe në Evropë tashmë, ku në Francë janë shënuar 3 persona të infektuar me virusin kinez. Një rast ishte në Bordo ndërsa dy të tjerët në Paris. Një i prekur nga virus është konfirmuar edhe në Australi.