Botë

Rusia e fton NATO-n në Lojërat ndërkombëtare ushtarake 2020

Descriptive Text

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë i ka ftuar 90 vende, duke përfshirë edhe NATO-n për të marrë pjesë në Lojërat ndërkombëtare ushtarake 2020. Lajmin e ka bërë të ditur ministri Sergej Shojgu në një takim të Këshillit Organizativ të njërit prej takimeve më të mëdha sportive të ushtrive, shkruan Blic, transmeton Koha.net.

Sipas tij, këto takime parashihet të mbahen nga 23 gushti, deri më 5 shtator.

“Ftesa u janë dërguar 90 vendeve, duke përfshirë edhe Aleancën Vrioatlantike”, ka potencuar Shogun.

Në këto lojëra, sipas tij në pesë vjetët e kaluara kanë marrë pjesë 20.000 ushtarë nga 40 vende.

Kurse këtë vit, sipas tij, parashihet të marrin pjesë 250 ekipe me afro 6.000 garues.