Botë

Arrin në 13 numri i të vdekurve nga stuhia “Gloria” në Spanjë

Një stuhi e fortë që ka shkatërruar disa pjesë të Spanjës me reshje të mëdha shiu dhe erëra të fuqishme, ka lënë të vdekur të paktën 13 persona.

Autoritetet spanjolle njoftuan që katër persona konsiderohen të zhdukur pasi stuhia “Gloria” shkaktoi përmbytje dhe shkatërroi rrugët, transmeton KTV.

Kryeministri Pedro Sanchez udhëtoi me helikopter mbi disa nga zonat lindore më të goditura dhe vizitoi Majorcan, e cila është goditur nga valë të mëdha.

Ndërsa, qeveria do të zhvillojë një mbledhje emergjente të premten për të bashkërenduar reagimet.