Gjykatësja e Gjykatës së Lartë, Katerina Sakellaropoulou, është bërë presidentja e parë grua në Greqi, pas një votimi në Parlament.
Dy parti opozitare e votuan propozimin e Qeverisë së djathtë për t'i dhënë Sakellaropoulousit 261 vota, më shumë se 200 të nevojshme, transmeton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoOpozita e qendrës së majtë e kishte përkrahur Sakellaropouloun edhe para votimit të së mërkurës. Ajo do të ketë mandat pesëvjeçar në postin kryesisht ceremonial.
Kreu i opozitës dhe ish-kryeministri Alexis Tsipras, e ka quajtur gjykatëse të jashtëzakonshme dhe mbrojtëse të të drejtave të njeriut.