SHBA-ja arreston gjashtë anëtarë të një grupi neo-nazist

SHBA-ja arreston gjashtë anëtarë të një grupi neo-nazist

18 January 2020 09:09

Tre anëtarë të tjerë të dyshuar të një grupi neo-nazist janë arrestuar në Gjeorgjia të SHBA-së, thonë autoritetet, në atë që duket se është operacion kombëtar.

Arrestimet u bënë në të njëjtën ditë kur tre anëtarë të dyshuar të të njëjtit grup u arrestuan në Maryland dhe Delaware. Të gjashtë burrat janë raportuar si anëtarë të grupit supremacist të bardhë, 'The Base', transmeton KTV.

Një nga të arrestuarit ishte një rezervist i ushtrisë kanadeze i cili ishte zhdukur për disa muaj, pasi kishte ikur nga Kanadaja.

© KOHA.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme