Bëhet shkrumb Parku Kombëtar i Australisë Foto: Reuters

Bëhet shkrumb Parku Kombëtar i Australisë

13 January 2020 16:45

Parku Kombëtar “Blue Mountains” që gjendet 100 kilometra larg Sydneyt, ka qenë i popullarizuar për turistët në Australi.

Por tani është bërë shkrumb e hi shkaku i zjarreve të mëdha që kanë përfshirë kontinentin, raporton Reuters.

Pemët që kanë identifikuar këtë Park Kombëtar janë djegur nga zjarri që nisi në shtatorin e vitit 2019.

Image
Foto: Reuters

Shtatë qytete dhe fshatrat me mijëra banorë janë strehuar në Parkun me gati një milionë hektarë tokë, transmeton KTV.

Banorët janë strehuar pasi nga zjarri janë djegur shumica e shtëpive.

Përveç shtëpive, është djegur edhe një treg pemësh që ishte pika kryesore e Parkut Kombëtar “Blu Mountains” në Australi.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme