Parku Kombëtar “Blue Mountains” që gjendet 100 kilometra larg Sydneyt, ka qenë i popullarizuar për turistët në Australi.
Por tani është bërë shkrumb e hi shkaku i zjarreve të mëdha që kanë përfshirë kontinentin, raporton Reuters.
Pemët që kanë identifikuar këtë Park Kombëtar janë djegur nga zjarri që nisi në shtatorin e vitit 2019.

Foto: Reuters
Shtatë qytete dhe fshatrat me mijëra banorë janë strehuar në Parkun me gati një milionë hektarë tokë, transmeton KTV.
Banorët janë strehuar pasi nga zjarri janë djegur shumica e shtëpive.
Përveç shtëpive, është djegur edhe një treg pemësh që ishte pika kryesore e Parkut Kombëtar “Blu Mountains” në Australi.
Artikuj të ngjashëm
-
Së paku 25 njerëz të vdekur e miliona kafshë të ngordhura nga zjarret në Australi
-
Pamje që të thyejnë zemrën nga zjarret në Australi
-
Së paku 100 zjarre masive pushtojnë Australinë
-
Përfshihet nga zjarri vendi i famshëm turistik në Kanada, mijëra të evakuuar
-
Pemët më të larta në botë rrezikohen nga zjarret