Linja ajrore gjermane Lufthansa ka pezulluar të gjitha fluturimet ditore midis Frankfurtit dhe Teheranit për shkak të situatës në Iran.
Lufthansa gjithashtu anuloi një fluturim për në Irbil të Irakut të shtunën, pas sulmit ajror të Iranit në bazat ushtarake irakiane dhe Irbil dhe Al Asad, të cilat përdoren nga trupat amerikane.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLinja ajrore Air France njoftoi gjithashtu sot se po pezullon fluturimet mbi hapësirën ajrore Irak-Iran pas sulmeve raketore iraniane në dy baza në Irak, në të cilat janë të vendosura forcat amerikane, transmeton KosovaPress.
Më parë, disa nga linjat ajrore në botë devijuan fluturimet për të shmangur hapësirën ajrore të Irakut dhe Iranit pas sulmeve raketore iraniane në dy baza në Irak.