Aviokompania gjermane “Lufthansa”, ka bërë të ditur se ka anuluar fluturimet drejt Teheranit deri më 28 mars, pas rrëzimit të avionit ukrainas më 8 janar pranë kryeqytetit iranian, transmeton Koha.net, lajmin nga ATSH-ja.
“Për shkak të situatës ende të pasigurt të sigurisë rreth aeroportit të Teheranit dhe për hapësirën ajrore iraniane, kompanitë e grupit “Lufthansa” anulojnë fluturimet e tyre me destinacion dhe me nisje nga Teherani deri në 28 Mars 2020″, theksoi kompania gjermane në një komunikatë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Avionët e këtij grupit do të vazhdojnë gjithashtu të mos kryejnë fluturime në Iran”, theksoi “Lufthansa”, ndërkohë që Agjencia Evropiane e Sigurisë ajrore ka rekomanduar më 11 janar për kompanitë ajrore evropiane të shmangin hapësirën ajrore të vendit deri në një urdhër të ri.