Kryetari i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka mandatuar ministrin e brendshëm, njëherësh nënkryetar i SDSM-së, Oliver Spasovski për krijimin e Qeverisë teknike. Kjo qeveri do të jetë në funksion deri më 12 prill, datë në të cilën do të mbahen zgjedhjet parlamentare
“Mbi bazën e qëndrimit të shumicës së subjekteve që e përbëjnë shumicën në Kuvend, për kryeministër të Qeverisë së përkohshme e emëroj Oliver Spasovskin”, ka kumtuar Pendarovski.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas këtij veprimi, mbetet që Kuvendi ta miratojë Spasovskin për kryeministër Teknik, pasues i Zoran Zaevit, i dorëhequr sipas marrëveshjes së Përzhinos, me të cilën parashihet formimi I Qeverisë teknike, 100 ditë përpara zgjedhjeve të reja.
Kurse i nominuari për kryeministër, Spasovski ka falënderuar për besimin e dhënë dhe ka premtuar se në këtë kapacitet do të përpiqet të siguroj ambient për zgjedhje të lira e demokratike. /Fonet/