Kryetari i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka mandatuar ministrin e brendshëm, njëherësh nënkryetar i SDSM-së, Oliver Spasovski për krijimin e Qeverisë teknike. Kjo qeveri do të jetë në funksion deri më 12 prill, datë në të cilën do të mbahen zgjedhjet parlamentare
“Mbi bazën e qëndrimit të shumicës së subjekteve që e përbëjnë shumicën në Kuvend, për kryeministër të Qeverisë së përkohshme e emëroj Oliver Spasovskin”, ka kumtuar Pendarovski.
Pas këtij veprimi, mbetet që Kuvendi ta miratojë Spasovskin për kryeministër Teknik, pasues i Zoran Zaevit, i dorëhequr sipas marrëveshjes së Përzhinos, me të cilën parashihet formimi I Qeverisë teknike, 100 ditë përpara zgjedhjeve të reja.
Kurse i nominuari për kryeministër, Spasovski ka falënderuar për besimin e dhënë dhe ka premtuar se në këtë kapacitet do të përpiqet të siguroj ambient për zgjedhje të lira e demokratike. /Fonet/
-
Qeveria e dytë teknike në Maqedoni, do t’i organizojë zgjedhjet e 12 prillit
-
Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, kryeministër teknik i Maqedonisë së Veriut
-
Maqedonia e Veriut zgjedh kryeministrin e ri teknik
-
Më 27 dhjetor dihet emri i kryeministrit teknik të Maqedonisë së Veriut, Zaev largohet më 3 janar
-
Maqedonia me qeveri teknike nga 3 janari, Spasovski mund të jetë kryeministri i ri